česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Zyra e Kryeministrit
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Kryeministri i ri i Kosovës

Më 6 prill 2021, Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë u prit nga Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti.
 

Pavel Bílek uroi Albin Kurtin për detyrën e tij. Gjatë bisedës, Kryeministri i ri dhe Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës si dhe u pajtuan për prospektin e thellimit të marrëdhënieve të mëtejme në fushën ekonomike. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë siguroi kryeministrin Kurti për mbështetjen e qeverisë çeke në procesin e zgjerimit të BE-së dhe në ate të anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai, po ashtu, shprehu besimin se qeveria e re e Kosovës do të përqendrohet në reformat ekonomike, thellimin e rendit dhe ligjit dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Kryeministri i ri i Kosovës

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Kryeministri i ri i Kosovës