česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Zyra e Presidentes
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Presidentja e re e Republikës së Kosovës

(This article expired 30.04.2023.)

Më 13 prill 2021, Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

 

Së bashku biseduan për gjendjen e tashme serioze pandemike, ndihmën për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe nga Republika e Çekisë si dhe për nevojën e ngutshme për vaksina. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, theksoi për ndihmën e dhënë nga qeveria e Çekisë në procesin e zgjerimit dhe aderimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, ai, shprehu bindjen se autoritetet e reja të Kosovës do të përqendrohen në përpjekjet e tyre në fillimin e procesit të reformave, në veçanti në përforcimin e rendit dhe ligjit dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.