česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga ministrja e Industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, Rozeta Hajdari

Më 26 maj 2021, Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë u prit nga ministrja për industri, ndërmarrësi dhe tregti, Rozeta Hajdari.

Pavel Bílek uroi Rozeta Hajdarin për detyrën e saj. Ministrja informoi Udhëheqësin e Ambasadës  për qëllimet kryesore të Ministrisë.  Gjatë takimit, Udhëheqësi i Ambasadës vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës dhe së bashku me ministren R. Hajdari u pajtuan për prospektin e mëtejmë të thellimit  të bashkëpunimit në fushën ekonomike. Udhëheqësi i Ambasadës përkujtoi trendet e ngritjes së qëndrueshme të tregtisë bilaterale në vitet e fundit. Republika e Çekisë është e interesuar në zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik; Kompanitë çeke kanë realizuar me sukses një numër të kontratave në Kosovë, në vitet e fundit. Udhëheqësi i Ambasadës shprehu besimin se planet e qeverisë së re në fushën ekonomike do të sjellin mundësi të reja bashkëpunimi në mes të kompanive të Çekisë dhe të Kosovës.