česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Vetëvendosje
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me kryetarin e Vetëvendosje-s

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, të mërkurën më 14 gusht 2019, u takua me kryetarin e partisë së përfaqësuar në Parlament Vetëvendosje, Albin Kurtin.

 

Ata, së bashku, diskutuan perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësi i Ambasadës theksoi se Ballkani Perëndimor është njëra nga përparësitë e politikës së jashtme çeke dhe se Republika e Çekisë mbështet aktivisht përpjekjet e vendeve të rajonit që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, u diskutua edhe gjendja e tashme politike në Kosovë, derisa kryetari i Vetëvendosje-s, Albin Kurti, informoi për përparësitë e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.