česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me studentët e Kosovës – fituesit e bursës qeveritare çeke

Më 4 shtator 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, z. Pavel Bilek, u takua me shtatë studentët e Kosovës të cilët fituan bursën e qeverisë së Çekisë. Ata do të fillojnë studimet e tyre në ditët e ardhshme.

“Republika e Çekisë ofron arsim cilësor, përmes këtyre bursave ndihmon  të rinjtë në arsimimin e gjeneratave të reja në Kosovë. Studentët pos fitimit të njohurive në fushat e studimeve të tyre do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për Republikën e Çekisë, njerëzit e saj, historinë dhe kulturën, si për gjendjen e tashme shoqërore dhe zhvillimin ekonomik”, tha z. Pavel Bilek.

Studentët shprehën ngazëllimin e tyre për fillimin e studimeve në Republikën e Çekisë dhe se ata prisnin me padurim për arsimimin e lartë në universitetet e Çekisë, që në të ardhmen  do t’u ndihmojë në jetën e tyre profesionale në Kosovë.

Këta student fitues të bursës do të studiojnë në Pragë dhe në Bërno, përkatësisht në universitetet e biznesit/menaxhmentit, teknologjisë informative dhe biologjisë.

Qeveria e Çekisë për vjet shpërblen studentët nga Kosova për studime në nivel master dhe të doktoratës në ekonomi, teknologji informative, bujqësi, pylltari dhe biologji.

Attachments

Foto 2 649 KB JPG (Picture / Photo) 2019-09-05