česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ministria e Mbrojtjes
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me ministrin e Mbrojtjes

(This article expired 31.08.2023.)

Më 28 janar 2022, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, është pritur nga ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Në  këtë takim u diskutua për veprimtaritë e të dyja vendeve për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Pavel Bílek theksoi se Republika e Çekisë, si anëtare e NATO-s, ndihmon në sigurimin e zotimeve përkatëse të kësaj aleance mbrojtëse, në Kosovë, përmes pjesëmarrjes së ushtarëve çekë në operacionin paqeruajtës ndërkombëtar të KFOR-it. Në këtë kontekst ai informoi për ndërrimin vijues të kontingjentit ushtarak çek në KFOR.
Udhëheqësi i Ambasadës vlerësoi edhe ambiciet e qeverisë së  Kosovës për integrime Euro-Atlantike.

 

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me ministrin e Mbrojtjes

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me ministrin e Mbrojtjes