Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me komandantët e Njësisë Çeke në KFOR
30.07.2020 / 12:54 | Aktualizováno: 30.07.2020 / 13:01
(This article expired 31.07.2022.)
Me rastin e ndërrimit të rregullt të anëtarëve të Njësisë Çeke që operon në operacionin shumëkombësh paqësor të NATO-s në Kosovë (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, më 30 korrik u takua me komandantin në shkuarje, nën kolonelin Petr Ulrich, dhe komandantin e ri të Njësisë, majorin Pavel Netolický.
Pavel Bílek falënderoi kolonelin Petr Ulrich për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ambasadën e Çekisë. Në të njëjtën kohë, ai, falënderoi të gjithë anëtarët e Njësisë së Çekisë për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës së Çekisë në kryerjen e detyrave brenda KFOR-it, edhe në kushtet e jashtëzakonshme të Pandemisë së Korona Virusit. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, komandantit të sapoardhur, dhe të gjithë anëtarëve të Njësisë së tij, u dëshiroi shumë sukses në përmbushjen e detyrave të kërkuara, brenda KFOR-it. Ushtarët çek shërbejnë në shtabin kryesor të KFOR-it, në Prishtinë, si Task Forcë e Armatosur çeke në KFOR.
Follow us on