česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Kosovës

(This article expired 27.10.2022.)

Më 8 tetor 8, 2020, Pavel Bílek, Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, u takua më zëvendësministren e punëve të jashtme, Teuta Sahatqija.

Gjatë diskutimit, Teuta Sahatqija dhe Pavel Bílek çmuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivën e ardhshme, në veçanti në fushën ekonomike. Ata, po ashtu biseduan edhe për pakon e re të zgjerimit të Komisionit Evropian dhe shpresat e ndërlidhura me Planin Ekonomik e Investiv për Ballkanin Perëndimor. Në kontekst të Raportit të Përparimit të Komisionit Evropian, udhëheqësi i Ambasadës  shprehu besimin se qeveria e Kosovës do të përqendrohet në reforma dhe në përforcimin e rendit dhe ligjit e reformë administrative. Udhëheqësi i Ambasadës, po ashtu, shprehu shpresën për një marrëveshje të hershme me Serbinë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.