česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me Kryetarin e Vetëvendosjes

(This article expired 27.10.2022.)

Të mërkurën, më 14 tetor 2020, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


Duke diskutuar për gjendjen e brendshme politike në Kosovë, Albin Kurti informoi për përparësitë e partisë politike opozitare më të fortë. Ata i kushtuan kujdes të duhur rinisjes së dialogut në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe perspektivat e ardhshme. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë theksoi që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të dërgojë në normalizimin e hershëm të marrëdhënieve dy paleshe dhe arritjen e marrëveshjes së gjithëmbarshme e përbërë nga zgjidhjet për të gjitha çështjet e hapura.