česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me drejtorin regjional për Partneritet Lindor dhe Ballkan të “People in Need”

(This article expired 27.10.2022.)

Të mërkurën, më 14 tetor, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Pavel Bílek, u takua me drejtorin regjional për Partneritet Lindor dhe Ballkan të organizatës jo qeveritare “People in Need”, Petr Drbohlav, dhe përfaqësuesin e ri rajonal, Amandine Nicolas.

Udhëheqësi i Ambasadës në Prishtinë shfrytëzoi rastin të lavdërojë veprimtarinë afatgjate të “People in Need”, në Kosovë, të përqendruar në ndihmën humanitare, rindërtimin e shkollave dhe hapësirave mjekësore, ndihmën për të rinjtë dhe edukimin në të drejtat e njeriut. Ai, po ashtu, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar veprimtaritë e tashme dhe ato të synuara të “People in Need”, që përqendrohen në ndihmën për njerëzit me aftësi të kufizuara në Kosovë, në veçanti për të verbrit, të shurdhrit, fëmijët me autizëm dhe ata me paaftësi të tjera, si dhe arsimimin përfshirës për fëmijët e pakicave etnike.