česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me Zëvendësministrin për Komunitete dhe të Kthyer të Republikës së Kosovës

Më 15 qershor 2021, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, Pavel Bílek, u takua me Gazmen Salijević, zëvendësministër për komunitete dhe të kthyer të Republikës së Kosovës.

 Takimi u përqendrua në çështjet e bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen në fushën e bartjes së përvojave, përkrahjes kulturore dhe në prezantimin e ngjarjeve me qëllim të ndihmës kombëtare, etnike dhe të grupeve kulturore në Kosovë. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u informua për zbatimin e projekteve brenda kornizës së bashkëpunimit zhvillimor dhe të transicionit të Republikës së Çekisë në Kosovë.