česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me komandantin e Njësisë çeke në KFOR

(This article expired 31.07.2023.)

Me rastin e ndërrimit të zakonshëm të anëtarëve të Njësisë çeke që vepron në kuadër të operacionit paqëruajtës e shumë kombësh në Kosovë (KFOR) udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, u takua me komandantin në largim, nënkolonelin Jakub Hrdina, dhe komandatin e ri të Njësisë, majorin Libor Lušovský.

Pavel Bílek falenderoi nënkolonelin Jakub Hrdina për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Çekisë. Në të njejtën kohë, ai falënderoi të gjithë anëtarët e Njësisë çeke për përfaqësimin e jashtëzakonshëm që i kanë bërë Repblikës së Çekisë në zbatimin e detyrave të tyre brenda KFOR-it edhe ate në kushtet e tashme të jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë i dëshiroi komandantit të ri, majorit Libor Lušovský, dhe të gjithë anëtarëve të Njësisë së tij shumë sukses në përmbushjen e detyrave të kërkuara brenda KFOR-it.    

Ushtarët çek shërbejnë në shtabin e KFOR-it, në Prishtinë, si pjesë e Forcave të Armatosura Çeke në Task Forcën e KFOR-it.