česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Gjirafa
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë vizitoi selinë e “Gjirafa”-s

(This article expired 30.06.2023.)

Më 16 qershor 2021, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, vizitoi selinë e kompanisë “Gjirafa”.

Themeluesi i sajë dhe CEO, Mërgim Cahani, informoi për sukseset dhe për planet e ardhshme të kompanisë së tij. Gjatë vizitës udhëheqësi i Ambasadës, Pavel Bílek, theksoi se “Gjirafa” është një shembull i suksesit të jashtëzakonshëm të një kompanie me teknologji bashkëkohore me potencialin për ngritje të suksesshme në të ardhmen. Në suksesin e saj, po ashtu, ka kontribuar investimi çek.

“Gjirafa” është një portal dominant për informim, medie dhe shitje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këtu përfshihen edhe investimet çeke. “Gjirafa” është themeluar para disa viteve si start up, në mjediset e lehtësuesit të Pragës “Startup Yard”. Tash është kompania teknologjike me rritjen me të shpejt në Ballkanin Perëndimor.