česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Zyra Presidentes
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësit e misioneve të BE-së në solidaritet me Ukrainën

(This article expired 30.11.2023.)

Udhëheqësit e misioneve të vendeve të BE-së në Kosovë, sot, në sheshin kryesor të Prishtinës, u bashkuan me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, të përfaqësuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj. Mes tyre ishte edhe shefi i ambasadës çeke Pavel Bilek.

“Të qëndrojmë në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ishte motoja e njerëzve të mbledhur në sheshin Skënderbeu. “Ky është tregues i vendosmërisë dhe unitetit të popullit të Kosovës me të gjithë njerëzit paqedashës, të cilët po protestojnë në sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike, për të kundërshtuar luftën dhe agresionin rus, që haptazi dhe pa hezitim po kërkojnë përfundimin e luftës dhe të pushtimit të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.