česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Václav Havel - përvjetori i datëlindjes së tij të 85-të

Në përvjetorin e 85-të të lindjes së Presidentit Václav Havel, ne po publikojme tërësinë e 30 fotografive të titulluara “Just a perfect day…”. Kjo tërësi, për herë të parë, qe prezantuar si ekspozitë klasike në Bibiliotekën Kombëtare në Prishtinë më 2015. 

Sivjet, në tetor, Václav Havel do të festonte datëlindjen e tij të 85-të dhe në dhjetor do të bëhen dhjetë vjet që nga lajmi për largimin e tij që e preku gjithë botën.  Ai ishte një shkrimtar i njohur, një disident i shquar i burgosur për shumë vite për angazhimin e tij të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Presidenti i Çekosllovakisë dhe i Republikës së Çekisë, i cili, sikur askush tjetër, fitoi statusin ndërkombëtar, prestigjin dhe autoritetin e vendit tonë në botë. Në të njëjtën kohë, ai u ndje një qytetar i gjithë botës dhe një shembull i një burr-shteti që kërkoi mirëkuptim më të madh midis kulturave dhe feve të ndryshme dhe një bashkëjetesë të dinjitetshme të banorëve të Tokës. Trashëgimia e tij shpirtërore për brezat e ardhshëm qëndron, për shembull, në idenë se liria është një vlerë që meriton njohjen e fuqisë së të pafuqishmit dhe besim në idealin e të vërtetës dhe të dashurisë. Václav Havel, ishte mbi të gjitha një njeri që i qëndroi besnik parimeve të mirësjelljes, ishte në gjendje të simpatizonte të tjerët, dhe e shihte vetën me dhuratën e rrallë të vetë-ironisë. Kjo është arsyeja pse ai u njoh, u miqësua dhe u dashurua nga përfaqësues të rëndësishëm të jetës shpirtërore, politike dhe kulturore nëpër kontinente.
Dëshmi e bukur e kësaj është seria e fotografive nga punëtoria e bashkëpunëtorit të tij të vjetër dhe ish-udhëheqësit të Ambasadës Çeke në Kosovë, Ivo Šilhavý.
 
Ivo Šilhavý e përshkroi qëllimin e tij me fjalët: "Një tërësi e fotografive nga 1996-2006 e titulluar "Just a perfect day..." nderon Václav Havel-in jo vetëm si një ish-president, por edhe si një artist dhe një njeri që ishte në gjendje të përhapte shpresën dhe të frymëzonte disa breza. Në vitin 2021, në përvjetorin e ditëlindjes së 85 -të dhe dhjetëvjtorin nga vdekja e Václav Havel, është një kujtesë e trashëgimisë së tij dhe njëkohësisht një falënderim që e bëri jorealen, natyirsht, një çështje për ca kohë ".

(926) Just a Perfect Day with Václav Havel - YouTube