česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada çeke
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Video konferencë me përfaqësuesit e Kolegjit AAB në Prishtinë

(This article expired 31.12.2022.)

Më 3 dhjetor, Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, u takua virtualisht me përfaqësuesit e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Gjatë video konferencës ai diskutoi me rektorin, Bujar Demjaha, me prorektoren për marrëdhënie ndërkombëtare, Venera Llunji, dhe me udhëheqësen e projekteve zhvillimore, Ilirjana Geci, për mundësitë e bashkëpunimit. Në anën çeke në këtë video konferencë mori pjesë edhe, Juraj Melioris, zëvendës udhëheqës i Ambasadës.

Përfaqësuesit e Kolegjit AAB informuan për përpjekjet e tyre në krijimin e marrëdhënieve  me universitetet e vendeve evropiane, dhe shprehën interesimin e tyre në zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet në Republikën e Çekisë, në veçanti në shkëmbimin e studentëve. Ata e çmuan lart bashkëpunimin me Universitetin Masaryk në Brno, që është përcjell nga studentët nga Kosova, përmes programeve evropiane.  

Udhëheqësi i Ambasadës, ​​Pavel Bílek, theksoi se universitetet çeke janë pjesëmarrëse aktive në bashkëpunimin me programin e BE-së, ERASMUS+. Ky program, po ashtu, ofron mundësi të mira në themelimin e marrëdhënieve në mes të universiteteve çeke dhe atyre kosovare.