česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada Çeke
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Video konferencë me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë

(This article expired 26.02.2023.)

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, më 22 shkurt, u takua virtualisht me përfaqësuesit më të lartë të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë. Universiteti i Pejës është universiteti i dytë publik më i madh në Kosovë.

Udhëheqësi i Ambasadës diskutoi me rektorin, Fadil Millaku, dhe me pro-rektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, Ibish Mazreku. Përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka”, prezantuan historinë e organizimit dhe programet studimore. Në të njëjtën kohë ata informuan për interesimin e tyre në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë ato në Republikën e Çekisë. Synimi i një bashkëpunimi të tillë është ngritja e nivelit të lëvizjes së studentëve dhe fitimi i dijes nga studimet në vendet evropiane.


Gjatë video-konferencës, udhëheqësi i Ambasadës, ​​Pavel Bílek, theksoi që universitetet çeke kanë një përvojë të gjerë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në pranimin e studentëve të huaj. Në vitet e fundit, një numër i studentëve kosovar, po ashtu, kanë studiuar në Republikën e Çekisë, si pjesë e programeve të ndryshme. Universitetet çeke janë pjesëmarrës aktiv në bashkëpunimin përmes programit evropian ERASMUS, që po ashtu ofron mundësi për themelimin e marrëdhënieve në mes të universiteteve në Republikën e Çekisë dhe atyre të Kosovës.

 

Video konferencë me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë

Video konferencë me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë