česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Visegrád Group – takimi për Fondin e Ballkanit Perëndimor

Më 19 qershor 2017 përfaqësuesit e Visegrád Group – ambasadori hungarez, Lászlo Márkusz (që përfaqëson kryesimin polak të V4), ambasadori çek, Ivo Šilhavý, zëvendës udhëheqësi i misionit diplomatik hungarez, Béla Bozsik, dhe zëvendës udhëheqësja e misionit diplomatik sllovak, Dana Coleová, u takuan me drejtoreshën për Evropë dhe BE, Shkëndije Geci Sherifi, dhe me drejtorin për marrëdhënie rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Fitim Gllareva.

 

Ambasadori Márkusz prezantoi dokumentin “Fondi i Ballkanit Perëndimor – të arriturat dhe rruga për të ec përpara”.

Drejtori Gllareva përmendi procesin e suksesshëm të ratifikimit të Fondit dhe vlerësoi bashkëpunimin e koordinatorëve kombëtar. Ai, tha se sapo Fondi të jet operacional Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës do të publikojë ftesën për propozim projekte.

 Ambasadori Šilhavý theksoi karakterin rajonal të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Puna e Fondit domosdoshmërisht duhet të jet e pavarur, që do të thotë me pronësi të plotë regjionale të përqafuar nga gjashtë shtetet anëtare, përfundoi ambasadori Šilhavý.

Galleries


Visegrád Group – meeting on Western Balkans Fund