česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Grupi i Vishegradit – u bë realitet Fondi i Ballkanit Perëndimor

Më 12 dhe 13 nëntor 2015, në Pragë, u mbajt Konferenca Tradicionale e Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të Konferencës, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,  u nënshkrua marrëveshja e themelimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i ministrave të jashtëm ishte  një mundësi për të siguruar vendet e Ballkanit Perëndimor se Grupi i Vishegradit mbështet integrimin e të gjithë rajonit në BE. “Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik i Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngusht me sigurinë dhe prosperitetin e  tërë rajonit të Evropës Qendrore dhe asaj Linore. Në të shkuarën unë kam mësuar shumë mësime të kësaj të vërtete”, u citua ministri Zaoralek.

Grupi i Vishegradit ndanë me vendet e Ballkanit Perëndimor përvojën e vet nga bashkëpunimi rajonal dhe synon në themelimin e bashkëpunimit të thellë në mes të dy rajoneve. Fondi i Ballkanit Perëndimor do të funksionojë në baza dhe parime të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Selia e re e Fondit do të jetë në Tiranë. Secili vend i Ballkanit Perëndimor do të depozitojë nga 30,000 euro ndërsa vendet e Vishegradit së bashku do të kontribuojnë me 80,000 euro për të mbështetur ndihmën e ekspertëve për fillimin e veprimtarive të Fondit.