česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: EU
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizita e Josep Borrell-it në Kosovë

Më 30 dhe 31 janar 2020, përfaqësuesi i lartë, përkatësisht zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles vizitoi Kosovën si pjesë e udhëtimit të tij të parë, jashtë vendeve të BE-së, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Më 30 dhe 31 janar 2020, përfaqësuesi i lartë, përkatësisht zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles vizitoi Kosovën si pjesë e udhëtimit të tij të parë, jashtë vendeve të BE-së, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pjesë kryesore në agjendën e tij ishte vizita në termo-elektranën “Kosova B”, ku Borrell prezantoi qëllimin e BE-së për të investuar 76.4 milion, në një projekt që do të zvogëloj shumë ndikimin negativ, të termo-elektranës, në ndotjen e mjedisit. Borrell takoi Presidentin Thaçi, përfaqësues të partive politike parlamentare dhe të shoqërisë civile. Ai vizitoi Prizrenin ku bisedoi me kryetarin e komunës.  

Vizita në Kosovë u pasua me një komunikatë përmes së cilës Borrell siguron se udhëtimi i tij në rajon dëshmon përcaktimin e qartë të BE-së ndaj stabilitetit, sigurisë dhe përparimit të Ballkanit Perëndimor.