česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizita e parë, në Kosovë, e Kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker

Më 28 shkurt 2018, Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor ishte edhe në Prishtinë, i shoqëruar nga Përfaqësuesja e Lartë/Nënkryetarja, Federica Mogherini dhe Komisionari për Zgjerim Johaness Hahn.
 

Vizita e udhëheqësve të BE-së në Kosovë, u shënua me bisedën me Kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, udhëheqësit partiak dhe një dialog me të rinjtë e Kosovës. “Ju meritoni një ardhmëri pa korrupsion e të bazuar në drejtësi edhe qeverisje sipas ligjit. Askush  nuk do të lihet prapa, por ende ka shumë pengesa”, tha Presidenti Juncker. Juncker foli për nevojën e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si dhe nevojën për arritjen e marrëveshjes detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Është qenësore për vendin tuaj ta votoni demarkacionin, është një hap kyç, i pashmangshëm dhe absolutisht i domosdoshëm për liberalizim të vizave”, tha ai në konferencën e përbashkët me Kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Juncker nuk pranoi të caktojë një datë të mundshme për heqjen e vizave për Kosovën. Kryetari Juncker theksoi se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është kyçe, e pashmangshme dhe hap i rëndësishëm për liberalizim të vizave. Udhëheqësit e BE-së, po ashtu, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, mbajtën një takim të hapur me studentët, ndërmarrësit, udhëheqësit e rinjtë dhe gazetarët e Kosovës. Udhëheqësit e BE-së u thanë pjesëmarrësve: “Ne, erdhëm në Kosovë t’iu dëgjojmë juve, si të arrihet përparimi më i shpejt në perspektivën evropiane, ju jeni e ardhmja, ne llogarisim në ju”.

Galleries


Jean-Claude Juncker for the first time in Kosovo