česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizita e senatorëve çek në Kosovë

Më 5 qershor 2017, më pak se një javë para zgjedhjeve të parakohshme, në Kosovë  ishin për një vizitë pune intensive Komiteti për Çështje të Evropës dhe Komiteti për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri e Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë. Senatorët e udhëhequr nga kryetari z. Václav Hampl dhe kryetari z. František Bublan patën mundësinë të takojnë përfaqësuesit e skenës politike të Kosovës (znj. Njomza Emini – kryetare e Komitetit për Integrime Evropiane, z. Xhavit Haliti – nënkryetar i Parlamentit, kryetar i Komisionit për Stabilizim Asociim dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, z. Daut Haradinaj – kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Sigurinë e Forcës së Kosovës). Ata, po ashtu, u takuan edhe me udhëheqësit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë (z. Jan Braathu – udhëheqës i Misionit të OSBE-së, z. Bernd Thran – Zëvendës udhëheqës i EULEX-it, Gjeneralin Giovanni Fungo – Komandant i KFOR-it), dhe përfaqësuesit e bashkësive serbe dhe hebraike (z. Saša Rašić – ish këshilltar i ministrit për Integrime Evropiane dhe ish zëvendësministër i Brendshëm, z. Ruzhdi Shkodra – Kryetar i bashkësisë hebraike “Bet Israel”). Po ashtu, ata vizituan projektin e “Bashkëpunimit Zhvillimor Çek” – Fabrikën e Përpunimit të Ujërave të Zeza, te liqeni i Badovcit.

 

Çështjet kryesoret të bisedimeve ishin liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, siguria në kontekstin e radikalizmit islamik, transformimi i FSK-së në FAK, e ardhmja e EULEX-it, statusi dhe bashkëjetesa e pakicave në Kosovë si dhe ardhmëria e “Bashkëpunimit Zhvillimor Çek” në Kosovë, përfshirë potencialin për biznes.

Galleries


CZ Senators in Kosovo