česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: © Velvyslanectví ČR v Prištině/Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizita e nxënësve të shkollës fillore “Chvaleticka” të Pragës, nga Republika e Çekisë, në shkollën mike “Liria” të Pogragjës së Gjilanit

Më 21 nëntor 2017, nxënësit Karolína Nejedlá, Bára Chloupková e Jakub Drápalík me mbikëqyrje të drejtorit të shkollës fillore “Chvaleticka”, z. Josef Knepr, vizituan  shkollën fillore “Liria”  në Pogragjë, në kontekst të memorandumit, tashmë të nënshkruar, për bashkëpunim. Qëllimi i vizitës ishte, pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi në formë virtuale, të njohin edhe nga afër kulturat e ndryshme të dy vendeve bashkëpunuese të Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës.
 

Në fillim, nxënësit u njoftuan me njëri-tjetrin në formë të prezantimeve të të dy shkollave. Fëmijët në ketë prezantim paraqiten shkollat, kulturat dhe traditat e ndryshme të vendeve të tyre. Pjesë e këtij projekti, ishte edhe aktiviteti mbi paqen dhe miqësinë, përmes artit. Po ashtu, fëmijët shkëmbyen mendimet e tyre për tema të ndryshme dhe vizituan shkollën.

Me fjalime të shkurta u prezantuan edhe drejtori i shkollës fillore “Liria”, z. Hajrush Limoni, si dhe drejtori i shkollës fillore “Chvaleticka”, z. Josef Knepr. Të dy drejtorët u  falënderuan dhe biseduan lidhur me takimet e tyre të përbashkëta.  Në këtë vizitë morën pjesë edhe drejtori i Drejtoratit për Arsim nga Komuna e Gjilanit, z. Bardhyl Syla, ambasadori i Çekisë, z. Ivo Silhavy, si dhe mësuesit edhe nxënësit e shkollës “Liria”.

 

Galleries


Chvaleticka-Liria School Cooperation