česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizitë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, dhe gruaja e tij, më 20 qershor 2019 vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe ate të Emergjencës të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, në Prishtinë. Hapësirat e punës në klinika i prezantuan drejtori i Klinikës së Radiologjisë, dr. Bujar Gjikolli, dhe drejtori i Klinikës Emergjente, prof. Basri Lenjani.
 

Republika e Çekisë ka ndihmuar në mënyrë të ndjeshme duke e pajisur Klinikën Emergjente. Në të kaluarën, kur Klinika Emergjente u rindërtua, u realizua një projekt prej rreth 2 milionë euro në bashkëpunim me Královské Vinohrady University Hospital në Pragë, ku Agjencia Çeke për Zhvillim ishte zbatuese. Ky projekt ka kontribuar në përmirësime përmbajtjesore në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve në Prishtinë. Po ashtu, bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Çekisë ka vazhduar edhe në periudhën në vazhdim, ku në simpoziumin ndërkombëtar në Prishtinë, kanë marrë pjesë ekspertët çek të radiologjisë. Gjatë vizitës, udhëheqësi i Ambasadës diskutoi me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë.

Attachments

Photo2 201 KB JPG (Picture / Photo) 2019-07-01

Photo3 148 KB JPG (Picture / Photo) 2019-07-01

Photo4 122 KB JPG (Picture / Photo) 2019-07-01

Photo5 158 KB JPG (Picture / Photo) 2019-07-01

Photo6 112 KB JPG (Picture / Photo) 2019-07-01