česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizitë në shkollën për fëmijë të verbër në Pejë

(This article expired 17.12.2021.)

Më 5 dhjetor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek bashkë me bashkëshorten e tij, Martina, vizitoi Qendrën Burimore “Xheladin Deda” në Pejë. Kjo Qendër është institucion i specializuar për arsimimin e njerëzve të verbër. Republika e Çekisë e ka mbështetur këtë Qendër përmes projekteve të ndryshme nga 1999 deri më tash.

Gjatë vizitës në këtë Qendër ishin të pranishëm kryetari i Shoqatës së Verbërve të Kosovës, z. Daut Tishuki, drejtori i Qendrës Burimore, z. Xhavit Kastrati dhe bashkëshortja e tij, kryetari i Këshillit të Prindërve në Qendër, z. Shemsi Maqastena, mësuesit, prindërit dhe nxënësit e kësaj Qendre.  

Fëmijët, për mysafirët e tyre, kishin përgatitur një program të shkurtër muzikor. Z. Pavel Bílek dhe bashkëshortja e tij pati një bashkëbisedim të ngrohtë me fëmijët: ata shkuan nga një kabinet në tjetrin duke folur me shumë fëmijë. Ata përjetuan entuziazmin e talentin e tyre të lartë në shumë lëndë. Ata më së shumti e pëlqyen lojën në piano dhe këndimin.

“Falë përvojës së gjatë të Republikës së Çekisë në arsimimin e të verbërve ne kishim mundësi të ndihmojmë Qendrën Burimore “Xheladin Deda”, me pajisje dhe me shkëmbime të programeve të ekspertëve të bashkësisë së të verbërve të Kosovës dhe ekspertëve çek të arsimit, legjislacionit, arteve si dhe të bizneseve”, tha z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Burimore “Xheladin Deda”, z. Xhavit Kastrati, duke falënderuar mbështetjen çeke tha: “Më e rëndësishmja nga gjithë bashkëpunimi i deritashëm është zhvillimi i miqësisë me kolegët çek. Sa herë që ne kemi nevojë për këshillime profesionale miqtë tanë çek të parët, pa ngurrime, na ndihmojnë”.

Falë bashkëpunimit 20 vjeçar me Qendrën Burimore dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, sot, fëmijët e verbër ndjekin procesin arsimor nga shkolla fillore deri në ate universitare  dhe pas universitare. Nxënësit e kësaj Qendre tashmë marrin pjesë në festivalet më të mira ndërkombëtare  derisa disa të tjerë janë bërë jurist, gazetarë, publicistë, moderatorë, këngëtarë e shumë profesione tjera.  

Drejtori i Qendrës Burimore “Xheladin Deda”, Xhavit Kastrati, udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë, Pavel Bílek, mirënjohjen për mbështetjen afatgjate të Republikës së Çekisë për ketë institucion.

Galleries


Visit school