česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

„1984“ – Foto-ekspozitë, e Petr Šálek, sipas temës Orwell-iane

Më 9 qershor 2015, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë, u hap foto – ekspozita “1984” nga autori çek Petr Šálek. Ambasadori çek, Ivo Šilhavý mirëpriti autorin Petr Šálek dhe mysafirët duke ua prezantuar atyre idenë e ekspozitës së tij “1984”. Ekspozita kishte një seri të fotografive që ishin inspiruar nga romani i George Orwell-it “1984”. Fotografitë, tek mysafirët, nxitën një interesim intesiv dhe të jashtëzakonshëm. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë rreth 80 mysafirë përfaqësues të skenës politike, kulturore dhe akademike të Kosovës si dhe ata të korit diplomatik.    

Petr Šálek komentoi ekspozitën e tij duke thënë: “Më duhet të theksojë se çekët kanë një ndjenjë të veçant humori që nuk e kuptojnë ose që nuk e pëlqejnë në tërësi të gjithë. Kjo është një seri e tërë e një hiperbole që mund të duket absurde ose e çuditshme, por qëllimi është tërësisht serioz, p.sh. për të krijuar një përshtypje tek shikuesi se si absurdi i cilës do shtypje dhe dhune qonë tek fakti se njerëzit janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre, të detyruar të fshihen ose janë penguar në lirinë e lëvizjes.     

Më 10 qershor, televizioni kosovar KTV në programin e vet kulturor prezantoi ekspozitën si: “shumë interesante dhe ekspozitë unike që shprehë jetën nën regjimin totalitar, atmosferën e pa sigurisë, propagandën e rrejshme, frikën e gjithëpranishme nga represioni i institucioneve zyrtare dhe i përvojave të tyre të spiunimit”.  

Petr Šálek është fotograf çek i cili nga 1981 – 1999 jetoi dhe punoi në Gjermaninë Perëndimore, ku u bë disejner i respektuar dhe fotograf reklamues. Ai, kryesisht përqëndrohet në teknikat kreative fotografike si panoramat fotografike, kompozicionet e lehta dhe peisazhet gjeometrike.

Galleries


„1984“ – Photo-exhibition on Orwellian theme by Petr Šálek