česky  shqip  english 

Advanced search
just_a_perfect_day_reception_2
Photo: ©Jana Kálmán
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ditë se jo mahi... Kryesimi çek i Grupit të Vishegradit

Të martën, më 27 tetor 2015, Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, organizoi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në të njejtën kohë hapjen ceremoniale të foto-ekspozitës “Ditë se jo mahi...” përkushtuar ardhjes së 25 vjetorit të themelimit të Grupit të Vishegradit. 
 

Në fjalimin e tij të hapjes ambasadori Ivo Šilhavý prezantoi ngjarjen duke theksuar se synimi i sajë nuk është vetëm të përkujtojë themelimin e shtetit Çekosllovak, por para së gjithash të theksojë rëndësinë e Grupit të Vishegradit. Ai theksoi faktin se në kuadër të kryesimit çek të Grupit të Vishegradit do të nënshkruhen, më 13 nëntor 2015 në Pragë, dokumentet e themelimit të Fondit për Ballkanin Perëndimor që do të ngjajë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ambasadori Šilhavý spikati se Grupi i Vishegradit do të kremtojë 25 vjetorin e themelimit të tij në shkurt të vitit 2016. Në fjalimin e tij, ai uroi përfaqësuesit e Kosovës për nënshkrimin me BE-në të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. 

Foto-ekspozita me fotografitë e Ivo Šilhavý që shprehin respektin për ish-kryetarin e Çekosllovakisë dhe ish-kryetarin e Çekisë, Václav Havel si njëri nga bashkëthemluesit e Grupit të Vishegradit, u prezantua nga Pavel Seifter, ish-disident dhe pastrues i dritareve, pastaj bashkëpunëtorë i kryetarit Václav Havel e më pastaj edhe ambasador në MB.

Si mysafir nderi, në ekspozitë dhe në pritje, mori pjesë zonja presidente, Atifete Jahjaga. Mysafirët e nderuar përfshirë përfaqësuesit e jetës politike të Kosovës, OJQ-të, shoqëria civile, mediet, përfaqësuesit më të lartë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, anëtarët e korit diplomatik në Prishtinë dhe anëtarët çek të misioneve të KFOR-it e të EULEX-it. Pritja dhe foto-ekspozita u bënë ngjarje të popullarizuara në medie edhe ditëve pasuese.

Galleries


Just a Perfect Day Reception