česky  shqip  english 

Advanced search
ep_vice_president_lunacek_at_lunch_with_1
Photo: ©Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Zëvendës-Presidentja e PE Lunacek në drekë me udhëheqësit e misioneve të BE-së

Më 9 nëntor 2015, zëvendës-presidentja e Parlamentit Evropian, që po zëvendëson Presidentin për Balkanin Perëndimor, Ulrike Lunacek, nga Grupi i të Gjelbërve/ Aleanca e Lirë Evropiane pranoi ftesën për drekë pune me udhëheqësit e misioneve të BE-së në Prishtinë, organizuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar.

Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe ajo e situatës politike në Kosovë, veprimet e papranueshme të opozitës së Kosovës në Parlament, industria e energjisë elektrike dhe çështje të tjera. Mirëpo, tema dominante e debatit ishte votimi në UNESCO për këkresën e Kosovës për anëtarësim që sapo ngjau në Paris. Rezultati i votimit – refuzimi i pranimit të Kosovës në UNESCO, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – në përgjithësi u përmend me një dëshpërim të madh. U tha se bojkotimi politik i përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare është kundër-produktive për interesat e BE-së në Kosovë, në këtë rast është brengosje e veçantë e dialogut me Serbinë ose në ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë.

Galleries


EP Vice-President Lunacek at lunch with EU Heads of Mission