česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: © Ridvan Slivova
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Grupi i Vishegradit 4x4 – ecje viruale përmes “Prague Panoramic”

Më 9 qershor 2009, për të kompletuar kryesimin çek  të Grupit të Vishegradit, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, u mbajt një natë prezantuese e quajtur “Visegrad Group 4x4”  me nëntitull “shijimi i katër shijeve”.

Guri themeltar i ngjarjes ishte një ekspozitë me fotografi panoramike të quajtur “Prague Panoramic" të bëra nga fotografi çek, Petr Šálek. Ekspozita e fotografive klasike dhe atyre panoramike të arkitekturës së Pragës, e konceptuar si ecje nëpër Pragë, u shoqërua nga provimi i verërave dhe likerëve sllovak si dhe shijimi i verarëve dhe ushqimit hungarez. Meloditë e kompozitorëve polak u prezantuan nga trio kosovare e flautisteve që ekzekutuan në prapavinë  e tërë ngjarjes.

Në realizimin e ngjarjes, që e udhëhoqi Ambasada e Çekisë në Kosovë, bashkëpunuan edhe Ambasada e Hungarisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë. Anëtarët e korit diplomatik, të misioneve diplomatike në Kosovë dhe ata nga skena kulturore e politike, ngjajrjen e vlerësuan për veçantinë, atmosferën e tërheqëse, jo-formalitetin dhe  mprehtësinë e sajë.

Si punë përcjellëse e foto ekspozitës, Ambasada e Çekisë në bashkëpunim me organizatorët e festivalit “DokuFest” përgatiti një foto punëtori, në Prizren, nën drejtimin e fotografit, Petr Šálek, të përqëndruar në fotografinë panoramike. Falë kontakteve të sapo-krijuara, në portalin  www.ARTmagazin.eu, u prezantuan punimet e fotografëve të Kosovës.

Galleries


Visegrad 4x4


Visegrad 4x4