česky  shqip  english 

Advanced search
kosovo_police_17th_anniversary_2
Photo: © Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

17 vjetori i Policisë së Kosovës

Më 6 shtator 2016 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, Policia e Kosovës zyrtarisht shënoi 17 vjetorin e themelimit. Në cermoni morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë dhe personalitete tjera publike të Kosovës.

Policia e Kosovës u themelua më 6 shtator 1999 dhe u ngrit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Gjenerata e parë kishte 176 anëtarë. Deri tash në Policinë e Kosovës kanë dalur 53 gjenerata duke pasur më shumë se 8000 zyrtarë policor.

“Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm dhe përkushtim në mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës, në mbrojtjen e integritetit territorial dhe në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës”, tha kryeministri Isa Mustafa duke iu drejtuar anëtarëve dhe udhëheqjes së Policisë së Kosovës. 

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, u tha anëtarëve të Policisë së Kosovës se ata kanë shumë arsye të jenë krenar, sepse: “Kosova ka policë me integritet dhe përkushtim ndaj shtetit duke pasur guxim, ku kohë pas kohe është ballafaquar me sfida makabre për një polici demokratike në një  vend demokratik”.

“Ne ishim me fat që patëm profesionist ndërkombëtar të cilët na ndihmuan në konsolidimin e policisë. Sukseset e Policisë së Kosovës mund të krahasohen me policët e vendeve të botës”, tha komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni

 Më rastin e 17 vjetorit të themelimit të Policisë, policëve më të dalluar iu ndanë medalje.

Galleries


Kosovo Police 17th anniversary