česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Këshillime dy-palësh të zëvendësministrave në Pragë

Më 23 janar 2017, zëvendësministri i MPJ të Kosovës Emanuel Demaj mori pjesë në këshillimin dy-palësh me ftesën e  zëvendësministrit të Republikës së Çekisë Jakub Dürr.

Zëvendësministri Demaj, po ashtu, u takua edhe me zëvendësministrin Tlapa. Zëvendësministri  Dürr theksoi interesimin e vazhdueshëm të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor që për shumë vite është çështje me përparësi për politikën e jashtme të Çekisë.  Veç tjerash, ai vlerësoi bashkëpunimin në fushat e kulturës dhe të arsimit. Kjo është rruga se si të arrihen rezultatet konkrete dhe praktike për të njohur njëri-tjetrin. Përparësia e parë është bashkëpunimi në rrugën e Kosovës për në BE. Zëvendësministri Dürr riafirmoi mbështetjen e Republikës së Çekisë në heqjen e vizave. Këshillimet me zëvendësministrin Tlapa, kryesisht, u përqendruan në çështjet e diplomacisë ekonomike, bashkëpunimit zhvillimor çek në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunimin e mëtejmë.

Galleries


Bilateral consultations of deputy ministers in Prague