česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: © Velvyslanectví ČR v Prištině
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Më 20 dhjetor 2018, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, u takua me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli. Ministri Pacolli i shpjegoi marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës si të shkëlqyeshme dhe falënderoi për ndihën e bërë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane si dhe në pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Republika e Çekisë ka një emër të shkëlqyeshëm në Kosovë, është pranuar si vend mik që përkrahë Kosovën, tha ministri në takim dhe shtoi se është një adhurim i madh për Republikën e Çekisë, historinë e saj dhe zhvillimin në Kosovë.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, theksoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe përkrahja për integrim në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Republika e Çekisë është e interesuar në zhvillimet e mëtejme të marrëdhënieve dy paleshe, përfshirë edhe fushën ekonomike, tha Pavel Bílek.