česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vajza në prag të shtëpisë

Prizren, e martë në orën 12.30, 7 gusht 2018 n’orën 12.30., inaugurimi i fotografisë para shtëpisë së Xhenetës, në rrugën “Marin Barleti”:
Ivo Šilhavý dhe Arta Dobroshi duan që ta nderojnë Xhenetën, që të na përkujtojnë se ne ecim përskaj fateve të njerëzve tjerë, për çdo ditë dhe kudo. Mirëpo, zakonisht kalojmë me sy të përcaktuar në vetvete…Kjo na përkujton se ne duhet të mbajmë sytë e hapur se ne duhet të kalojmë jetën tonë me mendje e zemra të hapura për njerëzit tjerë.
 

Vajza në prag të shtëpisë

Prizren, E shtunë, 5 qershor, 2016. “Unë, ecja me miqtë e mi, në këtë rrugë duke zbuluar bukuritë e qytetit. Papritmas u ktheva në të djathtë, në një rrugë të ngushtë, dhe nuk e di çka më dërgoi atje! I pash dy fëmijë duke luajtur në prag të një shtëpie të vjetër. Një vajzë dhe një djalë. Ajo më shikoi. Unë e fotografova. I thash lamtumirë duke buzëqeshur dhe u largova.   

Të nesërmen mora vesh se shtëpia fqinje u rrënua. Vajza që luante atje ndërroi jetë. Ajo quhej Xheneta.

Unë, e  kam fotografinë me te. Nuk e di çfarë më shtyu ta bëjë këtë fotografi  derisa nuk mund të bëja asgjë për atë çfarë ngjau më vonë. Vazhdova ta pyes vetveten, përse? Por, s’kishte përgjigje! Atëherë ia dhashë këtë fotografi Arta Dobroshit. Arta e gjeti përgjigjen menjëherë. Ajo sugjeroi ta vendosim ate, në format të madh,  para shtëpisë ku ngjau aksidenti, për ta nderuar Xhenetën”, thotë Ivo Šilhavý

“Shprehe dashninë që je, n’çdo moment”, - thotë  Arta Dobroshi.

Prizren, e martë në orën 12.30, 7 gusht 2018 n’orën 12.30., inaugurimi i fotografisë para shtëpisë së Xhenetës, në rrugën “Marin Barleti”:
Ivo Šilhavý dhe Arta Dobroshi duan që ta nderojnë Xhenetën, që të na përkujtojnë se ne ecim përskaj fateve të njerëzve tjerë, për çdo ditë dhe kudo. Mirëpo, zakonisht kalojmë me sy të përcaktuar në vetvete…Kjo na përkujton se ne duhet të mbajmë sytë e hapur se ne duhet të kalojmë jetën tonë me mendje e zemra të hapura për njerëzit tjerë.

Klarinetisti nga Çekia Irvin Venyš, për Xhenetën luajti këngën e Eric Clapton –it "Tears in Heaven" (shqip “Lotët në Parajsë”) me vargjet njohura:

“Beyond the door there's peace I'm sure,
And I know there'll be no more tears in heaven”...

Të shqipëruara:

“Jam i bindur se përtej derës është paqa,
Dhe e di  se atje, në parajsë,  nuk do të ketë më lot”

Foto: Ivo Šilhavý
Kuratore: Arta Dobroshi

Galleries


The girl at the Doorstep