македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kushtet e udhëtimit

1. MUNDËSIA PËR TË UDHËTUAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT:

Transiti dhe hyrja në Maqedoninë e Veriut mund të sigurohen pa asnjë kufizim.

Mundësia për tranzit përmes Maqedonisë Veriore për në Greqi mundësohet vetëm në vendkalimin kufitar Bogorodica - Evzoni nga pala Greke vetëm ndërmjet orës 6:00 deri 22:00 (GMT + 2).

Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike gjithnjë në ndryshim, ju rekomandojmë që të kontrolloni masat në vendet e tjera që do të kaloni kur udhëtoni nga dhe për në Republikën Çeke. 

2. TRANSPORTI:

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Sv. Apostol Pavle në Ohër është i hapur, por fluturimet janë edhe mëtutje të kufizuara.

Transporti publik dhe shërbimet e taksive funksionojnë pa kufizime.


3. MASAT

Me datën 16.8.2021 Qeveria ka sjellë masa të reja, ndalohet puna në ambient të mbylur në objektet hotelierike (restorane, bare etj.) dhe është prurë vendimi për mysafiret në ambientet të hapura të objektet hotelierike më të vjetra se 18 vjet të tregojnë vërtetim për vaksinimin e bërë (minimum doza e parë) ose se kanë kaluar COVID-19  deri 45 ditë nga diagnostificimi i sëmundjes.

Është e leuar të organizohen evenmente (koncerte, seminare, ndeja, punëtori, konferenca dhe aktivitete kulturore dhe sportive) vetëm në ambient të hapur, Pjesëmarrësit janë të obliguar të tregojnë vërtetim për vaksinimin e bërë (minimum doza e parë) ose se kanë kaluar COVID-19  deri 45 ditë nga diagnostificimi i sëmundjes.

Nga 1.6.2021 detyrimi për të mbajtur maska ​​mbrojtëse në hapësirë ​​të hapur është hequr. Mbetet detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambiente të mbyllura, në transportin publik, në taksi, etj.

4. LINQET E INSTITUCIONEVE LOKALE:
Ndiqni masat e karantinës dhe higjienës të aplikuara për personat që hyjnë në territorin e Maqedonisë Veriore në faqen e internetit: qeveria.mk (në maqedonisht)

 

5. UDHËTIMI NË REPUBLIKËN ÇEKE

Sipas shkallës së rekomandimeve ose paralajmërimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke për udhëtime jashtë vendit sipas masës së rrezikut të infeksionit nga KOVID-19, nga 23.8.2021, Maqedonia e Veriut i përket kategorisë së vendeve me rrezik shumë të lartë të infeksionit. Më shumë informacione janë në dispozicion në: Vështrim i përgjithshëm: RREGULLAT E UDHËTIMIT. Për personat e vaksionuara vazhdon që para arritjes në Republikën Çeke të plotësohet formular për arritje në Republikën Çeke: Příjezdový formulář / Public Health Passenger Locator Form (uzis.cz)

Leja për ç’do lloji udhëtimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është e vlefshme vetëm për qytetarët të cilët janë të vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Qytetarët e tjerë i nënshtrohen rregullave të udhëtimit në përputhje me pikën II.2 të Masave të Mbrojtjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke (këtu)

Nëse ndjeni simptoma karakteristike të Covid-19, nuk rekomandohet të vizitoni mjekun personalisht, por të telefononi numrat e telefonit në vijim të qendrave rajonale të Institutit të Shëndetit Publik:

• Manastir: 071261330, Veles: 071219278, Gjevgjeli: 078545444, Kocani: 071373913, Kumanovë: 070215851, Ohër: 070723029, Prilep: 076475747, Shkup: 071289614 ose 078387194, Strumica: 072235543, Tetovë: 075240464, Gostivar: 076365161, Shtip: 078365613, Shërbimi Alo Doktor: 02/15123..