македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Rihapja e Shërbimeve të Vizave

Nga 23 Gusht 2021 Ambasada e Republikës Çeke në Shkup do të jetë në gjendje të pranojë aplikime për të gjitha llojet e vizave dhe lejeve të qëndrimit vetëm nga "persona të vaksinuar" (siç përcaktohet në Masat Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës Çeke) Qytetarët e Republikës së Maqedonisë e Veriut dhe Kosovës të cilët nuk janë të vaksinuar do të mund të aplikojnë për vizë vetëm në rastet e kufizuara nga Masat e Mbrojtjes
 

Prandaj, kërkojmë nga aplikantët që të respektojnë rreptësisht masat higjienike. Kur vizitoni konsullatën, do të kërkohet dezinfektimi i duarve, përdorimi i maskën dhe distancë prej të paktën 2 metrash. Numri i personave që mund të qëndrojnë brenda konsullatës në çdo kohë të caktuar do të jetë i kufizuar.

Ministria e Punëve të Jashtme përpiqet të mundësojë mbërritjen e atyre të huajve që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar dhe qëndruar në Republikën Çeke. Në të njëjtën kohë, megjithatë, në mes të pandemie të vazhdueshme, nuk do të jetë e mundur të akomodohen të gjithë aplikantët që do të ishin të interesuar të paraqisnin një aplikim. Ambasada e Republikës Çeke në Shkup aktualisht është në gjendje të pranojë 20 kërkesa për viza ose qëndrim në javë, në varësi të respektimit të masave anti-epidemiologjike.

Lidhur me zhvillimin aktual të situatës epidemiologjike, aplikantët nuk do të lejohen në ambientet e Ambasadës, nëse shfaqin simptoma klinike të sëmundjes së frymëmarrjes (temperaturë e lartë e trupit, kollë të thatë, humbje të frymëmarrjes-ngulfatje, etj.) poqese nuk dorëzojnë një PCR test për  përcaktimin e pranisë së virusit SARS-COV-2 jo më të vjetër se 72 orë.

Më shumë informatat janë në dispozicion në: Protective-Measure-regarding-the-entry-of-persons-on-the-territory-of-the-Czechia-from-11th-September-2021.pdf (mzcr.cz)

Aplikantët e tjera mund të aplikojnë për vizë vetëm për disa lloje vizat (Pjesa III): VISAS: Open/closed consulates, extent of visa services | Ministry of Foreign Affairs of the Czech Republic (mzv.cz)