македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Menyra e bërjes së terminit për disa llojet të vizave

Informacion mbi aplikimin për kartelë pune dhe vizë afatgjate për sipërmarrës
 


Qeveria e Republikës Çeke me datën 1.9.2019 për shkak të nevojës për të siguruar punëtorë në tregun e punës çek dhe konceptin e lidhur me migracionin ekonomik të synuar ka vendosur të fillon me kuota për pranimin e aplikimeve për kartelë pune dhe vizat afatgjata për sipërmarrës me Rregulloren e Qeverisë nr. 220/2019 Ml. nga data 26.8.2019.


Qëllimi kryesor i konceptit të migracionit ekonomik të synuar është rritja e fluksit të fuqisë punuese të kualifikuar nga vendet e zgjedhura në Republikën Çeke.


Për Ambasadën e Republikës Çeke në Shkup është caktuar kuota vjetore prej 160 aplikimesh për kartelë pune (60 prej të cilave janë në kuadër të Programit të punëtorëve me kualifikim të lartë) dhe 12 aplikacione për viza afatgjata për sipërmarrës (nga të cilat 4 në kuadër të Programit të personelit kryesorë dhe shkencorë).


Dy kuotat e listuara më lart nuk mund të tejkalohen, d.m.th. Ambasada nuk mund të marrë më shumë se numrin e caktuar në Rregulloren e Qeverisë dhe do të ndahet në mënyrë të barabartë në 12 muaj.


Aplikantët e përfshirë në projekte të aprovuara nga Qeveria Çeke (Programi i punëtorëve me kualifikim të lartë dhe Programi i personelit kryesorë dhe shkencorë) nuk aplikojnë për termin (për këta do ta bëj punëdhënësi), por presin nga Ambasada të kontaktoj me ta.


Aplikantët do të mundet të caktojnë termin në emailin: visa_skopje@mzv.cz për çdo dy muajë, ndërsa në këtë periudhë, do të pranohen maksimum 17 aplikime për kartelë pune dhe 2 aplikime për vizë afatgjate për sipërmarës. Terminet e ardhëshme do të publikohen në ditën e 5-të të ç`do muaji tek në ora 9:00 (5.1, 5.3, 5.5, 5.7, 5.9, 5.11).

Aplikuesit në paraqitjen e kërkesës për marrjen e terminit për kartelë pune duhet të dërgojnë: në temën e mesazhit të e-mailit: numrin e pasaportës, në tekstin e e-mailit: arsyen e kërkesës, emrin dhe mbiemrin e aplikantit, numrin i vendit të lirë të punës, vendbanimin e aplikantit, numrin e telefonit dhe emailin për kontakt të aplikuesit.

Aplikantët për paraqitjen e kërkesës për sipërmarrës duhet të dërgojnë: në temën e mesazhit të e-mailit: numrin e pasaportës, në tekstin: arsyen e kërkesës, emrin dhe mbiemrin e aplikantit, numrin e telefonit dhe emailin për kontakt të aplikantit.


Caktimi i termineve grupore apo me telefon nuk është i mundur. Aplikantët do të informohen për terminet me e-mail. Nëse aplikantëve të cilëve u është dhënë termin nuk e shfrytëzojnë atë, termini anulohet dhe nuk transferohet në periudha e ardhëshme për caktim të terminit.


Pas përmbushjes së kuotës për kartële punë për çdo dy muaj, sistemi i caktimit të terminave do të ndërpritet, informacioni për këtë do të publikohet në web faqen të Ambasadës në Shkup së bashku me terminin tjetër, ndërsa aplikuesit që nuk jenë përfshirë në kuotën e aplikimit për periudhën e caktuar do të njoftohen me email.


Llojet të lejeve të qëndrimit që nuk janë përmendur më lartë mund të paraqiten sikur deri më tani pa kufi. Për keto leje qëmdrimi aplikuesit mund të bëjnë termin me email në visa_skopje@mzv.cz. Aplikantet duhet të dërgojnë: në temën e mesazhit të e-mailit: numrin e pasaportës, në tekstin: arsyen e kërkesës, emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, vendbanimin e aplikuesit, numrin e telefonit dhe emailin për kontakt të aplikuesit.

 

Informojmë të gjithë aplikantët për vizë afatgjatë dhe qëndrim afatgjat për rritjen e taksave konsullore.

 

„Ambasada e Republikës Çeke në Shkup në zbatim të nenit 31 paragrafi 3 pika a) të ligjit nr. 326/1999 Zb. për qëndrimin e të huajve në territorin e Republikës Çeke, kërkon që të gjithë aplikantët për vizë afatgjatë dhe qëndrim afatgjatë që janë më të vjetër se 18 vjet, ata aplikantë që do të aplikojnë në Ambasadë, së bashku me një kërkesë për vizë / qëndrim afatgjatë, të paraqesin një çertifikatë mos-dënimi të lëshuar nga gjykatа e vendit, nga e cila aplikanti është shtetas; si dhe nga shteti në të cilën aplikanti ka jetuar vazhdimisht për më shumë se 6 muaj në 3 vitet e fundit ose nëse shteti nuk lëshon një dokument të tillë, duhet me dhënë një deklaratë se ai ose ajo nuk është dënuar“.