македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Viza afatshkurte

"Kushtet e përgjithshme" për qytetarët e Kosovës që aplikojnë për viza afatshkurtra që lëshohen nga vendet e Schengenit

Përveç dokumenteve të përcaktuara në listat A-F, të gjithë aplikuesit duhet të paraqesin edhe këto dokument

  • Formular i plotësuar në mënyrë të qartë  Formulari për vizë Shengen (DOCX, 52 KB). Formulari duhet të jetë i plotesuar paraprakisht në gjuhën angleze apo çeke, jo gjatë parashtrimit të kerkesës për vizës në departamentin konsullor. Nuk pranohet dosja e pa kompletuar!
  • Një fotografi me ngjyra të madhësisë së fotografisë për pasaportë, jo më të vjetër se gjashtë muaj e cila është në përputhje me specifikacionet ICAO (https://ec.europa.eu/home-affairs/sites/homeaffairs/files/what-we-do/policies/borders-and-visas/visa-policy/docs/icao_photograph_guidelines_en.pdf)
  • Dokumentin e udhëtimit i cilit duhet të ketë së paku dy faqe të zbrazëta, dhe me afat të vlefshmërisë së paku edhe tre muaj pas përfundimit të qëndrimit (origjinali dhe kopje)
  • Kopjet e vizave të mëhershme (nëse ka të tilla)
  • Taksa për vizë është 80€ për qytetarët me pasaporta të Kosovës
  • Biletë kthyese e aeroplanit, e trenit ose biletë e autobusit. Në rast udhëtimi me veturë nevojitet leja ndërkombëtare e qarkullimit (original dhe kopje), kartela e gjelbert e sigurimit, si dhe vërtetim për mjete financijare me vlerë prej 200 EUR (vërtetim bankar ose kredit kartë).
  • Sigurimin shëndetësor për udhëtim që mbulon tërë periudhën e planifikuar të qëndrimit, i cili vlen për të gjitha vendet e Schengenit dhe që mbulon çdo shpenzim që mund të shkaktohet lidhur me riatdhesimin për shkaqe shëndetësore, përkujdesjen mjekësore urgjente, trajtimin emergjent spitalor ose në rast të vdekjes gjatë qëndrimit; mbulesa minimale duhet të jetë 30.000 EUR[1]
  • Prezenca fizike e parashtruesit të këkesës për vizë është e domosdoshme!

A. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: VIZITË TURISTIKE, ARSIMORE, KONFERENCE

  • Nëse udhëtimi është organizuar nga agjencioni turistik: programi i udhëtimit dhe licenca për punë turistike e agjencionit
  • Dëshmia e akomodimit (p.sh. konfirmimi i rezervimit dhe pagesa e hotelit) dhe detajet rreth rezervimit (p.sh. plan i udhëtimit me vauçer) 
  • Dëshmia për posedimin e mjeteve të mjaftueshme për jetesë (45€/ditë): p.sh.

 - raporti i xhirollogarisë bankare për qarkullimin e xhirollogarisë për 6 muajt e fundit

- dëshmia e të ardhurave të rregullta, p.sh, raporti i pagave për 6 muajt e fundit

  • Për aktivitetet arsimore/konference: kërkesën me shkrim në origjinal nga kompania/ organizata prej Republikës Çeke që e ka dërguar ftesën, me vulë dhe nënshkrim të kompanisë/ organizatës prej Republikës Çeke, e cila përmban këto informacione:

- emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes se personit të ftuar

- datat e sakta të qëndrimit të planifikuar

- adresën e banimit në vendin mikpritës (Republika Çeke)

- vërtetimin e regjistrimit të organizatës në vendin mikpritës (Republika Çeke)

- specifikimin se kush i mbulon shpenzimet gjatë vizitës

-  kopjen e pasaportës së personit përgjegjës në vendin mikpritës (Republika Çeke)

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj) me vulë apostile

- certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës dhe/ose certifikata origjinale e vdekjes

  • Aplikuesit e secilës kategori të mëposhtme duhet të paraqesin dokumentet në vijim për gjendjen e tyre personale:

Nëse aplikuesi është i punësuar:

- kontratën e punës

- vërtetimin mbi pagesën e tatimit në emër të tyre nga punëdhënësi, ose dëshmia e pagesës së kontributeve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) për gjashtë muajt e fundit - konfirmimin e pushimit nga punëdhënësi

Nëse aplikuesi është pronar i një biznesi:

- certifikatën e regjistrimit të biznesit

- deklaratën tatimore të kompanisë së Kosovës

Nëse aplikuesi është bujk:

- dëshminë e posedimit të pronës

Nëse aplikuesi është pensionist:

- deklaratën e pensionit për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është student:

- dëshminë e qëndrueshmërisë financiare të prindërve ose dëshminë e posedimit të fondeve të mjaftueshme për tërë qëndrimin, ose ofrimin e ndonjë garancie  

- kartelën e studentit ose kopjen e regjistrimit në universitet ose indeksin e studentit të nënshkruar dhe vulosur nga universiteti

Nëse aplikuesi është i mitur (nën moshën 18 vjeçare) dhe që udhëton vetëm ose me vetëm njërin prind ose me kujdestarin:

  • - Të dy prindërit e autorizuar ose kujdestarët ligjorë duhet të jenë të pranishëm kur dorëzohet aplikacioni për vizë. Mund të bëhet përjashtim nga kjo nëse vetëm njëri prind me të cilin do të udhëtojë i mituri është i autorizuar si prind i vetëm. Prindi i vetëm duhet të paraqes një dokument zyrtar që dëshmon së ai/ajo është i vetmi autoritet prindëror p.sh., certifikatën e lindjes së të miturit (në të cilën paraqitet vetëm njëri prind), certifikatën e vdekjes, marrëveshjen e shkurorëzimit ose marrëveshjen e kujdestarisë mbi të miturin. Fëmijët deri 18 vjeç të cilët udhëtojne vetëm ose me njërin nga prindërit duhet të prezentojnë pajtim me shkrim nga të dy prindërit ose nga njëri prind me përkthim në gjuhën angleze apo çeke.

B. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: VIZITË PRIVATE (FAMILЈARE)

  • Dëshmia për posedimin e mjeteve të mjaftueshme për jetesë (45€/ditë): p.sh.

 - raporti i xhirollogarisë bankare për 6 muajt e fundit

       - dëshmia e të hyrave të rregullta, p.sh, raporti i pagave për 6 muajt e fundit

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj)

- certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës dhe/ose certifikata origjinale e vdekjes (për provimin e lidhjes familiare me ftuesin/ftuesen)

  • Aplikuesit e secilës kategori të mëposhtme duhet të paraqesin dokumentet në vijim për gjendjen e tyre personale:

Nëse aplikuesi është i punësuar:

- kontratën e punës

- vërtetimin mbi pagesën e tatimit në emër të tyre nga punëdhënësi, ose dëshmia e pagesës së kontributeve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) për gjashtë muajt e fundit

- konfirmimin e pushimit nga punëdhënësi

Nëse aplikuesi është pronar i një biznesi:

- certifikatën e regjistrimit të biznesit

- deklaratën tatimore të kompanisë së Kosovës

Nëse aplikuesi është bujk:

- dëshminë e posedimit të pronës

Nëse aplikuesi është pensionist:

- deklaratën e pensionit për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është student:

- dëshminë e qëndrueshmërisë financiare të prindërve ose dëshminë e posedimit të fondeve të mjaftueshme për tërë qëndrimin, ose ofrimin e ndonjë garancie  

- kartelën e studentit ose kopjen e regjistrimit në universitet ose indeksin e studentit të nënshkruar dhe vulosur nga universiteti

Nëse aplikuesi është i mitur/nën moshën 18 vjeçare dhe që udhëton vetëm ose me vetëm njërin prind ose me kujdestarin ligjor:

- Të dy prindërit e autorizuar ose kujdestarët ligjorë duhet të jenë të pranishëm kur dorëzohet aplikacioni për vizë. Mund të bëhet përjashtim nga kjo nëse vetëm njëri prind me të cilin do të udhëtojë i mituri është i autorizuar si prind i vetëm. Prindi i vetëm duhet të paraqes një dokument zyrtar që dëshmon së ai/ajo është i vetmi autoritet prindëror p.sh., certifikatën e lindjes së të miturit (në të cilën paraqitet vetëm njëri prind), certifikatën e vdekjes, marrëveshjen e shkurorëzimit ose marrëveshjen e kujdestarisë mbi të miturin. Fëmijët deri 18 vjeç të cilët udhëtojne vetëm ose me njërin nga prindërit duhet të prezentojnë pajtim me shkrim nga të dy prindërit ose nga njëri prind me përkthim në gjuhën angleze apo çeke.

  • Dëshmia e sponzorimit dhe/ose akomodimit privat

- Siç parashihet në legjislacionin kombëtar të vendit të Schengenit që lëshon vizën (Ftesë e vërtetuar nga Policia për të huaj)

C. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: VIZITË AFARISTE

  • Dëshmia për posedimin e mjeteve të mjaftueshme për jetesë (45€/ditë): p.sh.

 - raporti i xhirollogarisë bankare për 6 muajt e fundit

- dëshmia e të ardhurave të rregullta, p.sh, raporti i pagave për 6 muajt e fundit

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj)

- certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës dhe/ose certifikata origjinale e vdekjes (nëse është e aplikueshme)

  • Kërkesa në origjinal me shkrim nga kompania/organizata në vendin nikoqir që ka bërë ftesën, me vulë zyrtare dhe nënshkrim të kompanisë, e cila përmban këto informacione:  

- emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së personit të cilit i është bërë ftesa

- datat e sakta të qëndrimit të planifikuar

- adresën e banimit në vendin nikoqir

- informacione rreth asaj se sa kohë kanë palët që bashkëpunojnë (ose si kanë rënë në kontakt me njëra tjetrën)

- specifikimi për atë se kush i mbulon shpenzimet e vizitës[2]

  • Aplikuesit e secilës kategori të mëposhtme duhet të paraqesin dokumentet në vijim për gjendjen e tyre personale (me perkthym në gjuhës angleze apo çeke) :
  • Nëse aplikuesi është i punësuar:

- kontratën e punës

- vërtetimin mbi pagesën e tatimit në emër të tyre nga punëdhënësi për gjashtë muajt e fundit

  • Nëse aplikuesi është pronar i një biznesi:

- certifikatën e regjistrimit të biznesit

- deklaratën tatimore të kompanisë së Kosovës

  • Nëse aplikuesi është bujk:

- dëshminë e posedimit të pronës

Nëse aplikuesi është shofer autobusi që punon për një kompani udhëtimi:

- vërtetimin e hollësishëm të itinerarit (orari, ndalesat dhe kohëzgjatja, leja e vlefshme)

- dëshminë e marrëdhënies afariste (si certifikata e regjistrimit, marrëveshja për bashkëpunim, deklaratat)

- listën e shoferëve bashkë me kopjet e vërtetuara të regjistrimit të automjetit dhe certifikatën e kontrollit teknik vjetor

- listën e të punësuarve bashkë me faqen e pasaportës ku është fotografia; lejen e vozitjes (patentë shoferin) në rast se nuk mund të lihet leja e vozitjes në ambasadë  gjatë kohës së procedimit të aplikacionit për vizë, nevojitet një kopje e vërtetuar)

Nëse aplikuesi është gazetar:

- vërtetimin e lëshuar nga organizata profesionale dhe një dokument nga punëdhënësi ku ceket qëllimi i udhëtimit

  • Dëshmia e sponzorimit dhe/ose akomodimit privat
  • Origjinal dhe fotokopje e ftesës
  • origjinali dhe fotokopja e voucherit, si dhe origjinali dhe fotokopja e fletëpagesës për vendosje,

 

  • Afati për përpunimin e vizës është 5 ditë pune. Ç’do aplikues do të jetë i informuar për kohëzgjatjen e procesimit të kërkesës për vizë gjatë dorëzimit të kërkesës. Procedura mundet të zgjasë deri 30 ditë.

D. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: TRAJTIM MJEKËSOR

  • Dëshmia për posedimin e mjeteve të mjaftueshme për jetesë: p.sh.

 - raporti i xhirollogarisë bankare për 6 muajt e fundit

- dëshmia e të ardhurave të rregullta, p.sh, raporti i pagave për 6 muajt e fundit

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj)

- certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës

  • Akomodimi (nëse aplikuesi nuk do të qëndrojë në spital gjatë tërë kohës së trajtimit):

- konfirmimin nga institucioni që e siguron akomodimin (p.sh, rezervimi dhe pagesa e hotelit).

- nëse akomodimi sigurohet nga ndonjë person privat: një letër-ftesë e personit privat dhe kopja e pasaportës së tij

  • Konfirmimi zyrtar për trajtim/termin nga institucioni mjekësor pranues edhe të gjitha dokumentat e trajtimit deri me datën e aplikimit
  • Vërtetimi nga një mjek kosovar dhe/ose institucion mjekësor që konfirmon se është i nevojshëm trajtimi mjekësor
  • Dëshmia e posedimit të mjeteve të mjaftueshme financiare për të paguar trajtimin mjekësor dhe shpenzimet e tjera përkatëse
  • Dëshmia e parapagimit të trajtimit
  • Aplikuesit e secilës kategori të mëposhtme duhet të paraqesin dokumentet në vijim për gjendjen e tyre personale:

Nëse aplikuesi është i punësuar:

- kontratën e punës

- vërtetimin mbi pagesën e tatimit në emër të tyre nga punëdhënësi për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është pronar i një biznesi:

- certifikatën e regjistrimit të biznesit

- deklaratën tatimore të kompanisë së Kosovës

Nëse aplikuesi është bujk:

- dëshminë e pronësisë

Nëse aplikuesi është pensionist:

- deklaratën e pensionit për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është student:

- dëshminë e qëndrueshmërisë financiare të prindërve ose dëshminë e posedimit të fondeve të mjaftueshme për tërë qëndrimin, ose ofrimin e ndonjë garancie  

- kartelën e studentit ose kopjen e regjistrimit në universitet ose indeksin e studentit të nënshkruar dhe vulosur nga universiteti (për studentët)

Nëse aplikuesi është i mitur/nën moshën 18 vjeçare dhe që udhëton vetëm ose me vetëm njërin prind ose me kujdestarin:

- Të dy prindërit e autorizuar ose kujdestarët ligjorë duhet të jenë të pranishëm kur dorëzohet aplikacioni për vizë. Mund të bëhet përjashtim nga kjo nëse vetëm njëri prind me të cilin do të udhëtojë i mituri është i autorizuar si prind i vetëm. Prindi i vetëm duhet të paraqes një dokument zyrtar që dëshmon së ai/ajo është i vetmi autoritet prindëror p.sh., certifikatën e lindjes së të miturit (në të cilën paraqitet vetëm njëri prind), certifikatën e vdekjes, marrëveshjen e shkurorëzimit ose marrëveshjen e kujdestarisë mbi të miturin. Fëmijët deri 18 vjeç të cilët udhëtojne vetëm ose me njërin nga prindërit duhet të prezentojnë pajtim me shkrim nga të dy prindërit ose nga njëri prind me përkthim në gjuhën angleze apo çeke.

E. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: AKTIVITETE ARTISTIKE, KULTURORE, SPORTIVE DHE ARSIMORE

  • Dëshmia e akomodimit (p.sh, konfirmimi i rezervimit dhe pagesa e hotelit). Nëse akomodimi sigurohet nga ndonjë person privat: një letër-ftesë e personit privat dhe kopja e pasaportës së tij
  • Dëshmia për posedimin e mjeteve të mjaftueshme për jetesë (45€/ditë): p.sh.

 - raporti i xhirollogarisë bankare për qarkullimin e xhirollogarisë për 6 muajt e fundit

- dëshmia e të hyrave të rregullta, p.sh, raporti i pagave për 6 muajt e fundit

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj)

- certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës dhe/ose certifikata origjinale e vdekjes (nëse është e aplikueshme)

Për secilën kategori të mëposhtme duhet paraqitur dokumentet në vijim:

a) Për aktivitetet artistike, kulturore dhe arsimore: kërkesën me shkrim nga kompania/ organizata që e ka dërguar ftesën, me vulë dhe nënshkrim të kompanisë/ organizatës në ORIGJINAL, e cila përmban këto informacione:

- emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes se personit të ftuar

- datat e sakta të qëndrimit të planifikuar

- adresën e banimit në vendin mikpritës

- vërtetimin e regjistrimit të organizatës në vendin mikpritës

- specifikimin se kush i mbulon shpenzimet gjatë vizitës

-  kopjen e pasaportës së personit përgjegjës në vendin mikpritës

b) Për pjesëmarrësit në aktivitete sportive:

- fotokopjet e të gjitha faqeve të kartelës së regjistrimit në federatën e sportit

- ftesën nga klubi/ federata organizatore në vendin mikpritës (ne origjinal)

- vërtetimin nga klubi/federata e sportit që e dërgon sportistin

- dëshmia e pagesës së tarifës së regjistrimit në atë manifestim/turnir

  • Aplikuesit e secilës kategori të mëposhtme duhet të paraqesin dokumentet në vijim për gjendjen e tyre personale:

Nëse aplikuesi është i punësuar:

- kontratën e punës

- vërtetimin mbi pagesën e tatimit në emër të tyre nga punëdhënësi për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është pronar i një biznesi:

- certifikatën e regjistrimit të biznesit

- deklaratën tatimore të kompanisë së Kosovës

Nëse aplikuesi është bujk:

- dëshminë e posedimit të pronës

Nëse aplikuesi është pensionist:

- deklaratën e pensionit për gjashtë muajt e fundit

Nëse aplikuesi është student:

- dëshminë e qëndrueshmërisë financiare të prindërve ose dëshminë e posedimit të fondeve të mjaftueshme për tërë qëndrimin, ose ofrimin e ndonjë fletëgarancie  

- vërtetimin e regjistrimit nga universiteti në Kosovë dhe indeksin e studentit të nënshkruar dhe vulosur nga universiteti

- vërtetimin e regjistrimit nga organizata/klubi

Nëse aplikuesi është i mitur/nën moshën 18 vjeçare dhe që udhëton vetëm ose me vetëm njërin prind ose me kujdestarin:

- Të dy prindërit e autorizuar ose kujdestarët ligjorë duhet të jenë të pranishëm kur dorëzohet aplikacioni për vizë. Mund të bëhet përjashtim nga kjo nëse vetëm njëri prind me të cilin do të udhëtojë i mituri është i autorizuar si prind i vetëm. Prindi i vetëm duhet të paraqes një dokument zyrtar që dëshmon së ai/ajo është i vetmi autoritet prindëror p.sh., certifikatën e lindjes së të miturit (në të cilën paraqitet vetëm njëri prind), certifikatën e vdekjes, marrëveshjen e shkurorëzimit ose marrëveshjen e kujdestarisë mbi të miturin. Fëmijët deri 18 vjeç të cilët udhëtojne vetëm ose me njërin nga prindërit duhet të prezentojnë pajtim me shkrim nga të dy prindërit ose nga njëri prind me përkthim në gjuhën angleze apo çeke.

Nëse aplikuesi është artist:

- dëshminë e kualifikimit (p.sh, dëshminë e anëtarësisë në ndonjë asociacion profesionist, kontratën me menaxherin, etj.)

- dokumentacionin e lëshuar nga organizatori lidhur me manifestimin i cili paraqet datën, vendin dhe numrin e performancave.

 

F. LISTA E DOKUMENTEVE QË NEVOJITEN PËR TË APLIKUAR PËR VIZË SCHENGEN PËR: VIZITË ZYRTARE (ME NOTË VERBALE)

  • Certifikatat e gjendjes civile (jo më të vjetra se 6 muaj)
  • - certifikata origjinale e lindjes, certifikata origjinale e bashkësisë familjare, certifikata origjinale e martesës dhe/ose certifikata origjinale e vdekjes (nëse është e aplikueshme)
  • Ftesa zyrtare me emër e dërguar nga një institucion i BE-së ose nga ndonjë shtet anëtar i Schengenit, e cila përmban informacione mbi atë se kush i mbulon shpenzimet gjatë vizitës (ne origjinal dhe fotokopje)
  • Një letër nga autoriteti kosovar që konfirmon se aplikuesi është anëtar i delegacionit zyrtar (ne origjinal dhe fotokopje)

 


[1] Poseduesit e pasaportave diplomatike nuk kanë nevojë të bëjnë sigurimin shëndetësor për udhëtim.

[2] Nëse shpenzimet mbulohen nga kompania/organizata që e dërgon personin, aplikuesi po ashtu duhet të paraqes një konfirmim me shkrim i cili thekson pozitën e tij/saj në kompani dhe qëllimin e vizitës me vulën zyrtare, nënshkrimin dhe informatat kontaktuese të kompanisë/organizatës që e dërgon personin.