македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Viza pune afatshkurte

Të gjithë aplikuesit duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • Vërtetim/Leje pune nga Enti për Punësim „Rozhodnutí Úřadu práce o povolení zaměstnání“ në R. e Çekisë (ose fotokopje e noterizuar)
  • Formular të plotësuar në gjuhën Çeke apo angleze (dhe fotokopje)
  • Një fotografi me prapvijë të bardhë, biometrike me dimensione 3,5 me 4,5 сm;
  • Dokument udhëtimi (dhe fotokopje). Dokumenti i udhëtimit duhet të jetë me validitet prej së paku tre muaj nga mbarimi i vizës, dokumenti  udhëtimit duhet të ketë së paku dy faqe të zbrazëta (pa asnjë vulë)
  • Kontrata e punës – Pracovní smlouva/ Dohoda o pracovní činnosti  (origjinal ose kopje e vërtetuar te noteri) ose së paku para-kontratë (smlouva o smlouvě budoucí)  në të cilin palët obligohen në kohën e caktuar të nënshkruajnë kontraktë pune ose kontratë për aktivitet punues. Kontratë për realizimin e punës  (Dohoda o provedení práce) nuk mundet me u pranuar si dokument për dhënien e Kartës Punuese. Këta dokumenta duhet të përmbajnë dispozita nga të cilat shihet se pa dalim të vëllimit të punës nuk do të kontraktojnë pagë mujore më të vogël se vlera bazë e rrogës minimale në Republikën Çeke dhe se puna javore do të jetë së paku 15 orë; Kontrata e punës duhet të jetë në përputhje me datat e lejës nga Enti për Punësim.
  • Dokument që provon gatishmërinë profesionale e kërkuar për pozicionin e duhur të punës (diplomë, dokument i cili vërteton kualifikimin profesional nëse kërkohet sipas rregullave juridike) me përkthim në gjuhën Çeke dhe të vërtetuar te noteri
  • Kontratë për qira të banesës/shtëpisë nga R. Çeke me nënshkrim të vërtetuar te noteri të personit që e jep me qira banesën/shtëpinë (origjinal ose kopje të vërtetuar te noteri); Kontrata e qirasë duhet të jetë në përputhje me datat e lejës nga Enti për Punësim.
  • Çertifikatë nga kadastra nga R. Çeke;
  • Dëshmi penaliteti nga gjyqi kompetent në Maqedoni e Veriut / Kosovë me përkthim në gjuhën Çeke dhe të vërtetuar te noteri;
  • TË GJITHË DOKUMENTAT DUHET TË DORRËZOHEN NË ORIGJINAL DHE NGA NJE FOTOKOPJE DHE NUK DUHET TË JENË MË TË VJETRA SE 180 DITË (përveç dokumentit të udhëtimit)

Attachments

Formular 51 KB DOCX (FILE_TYPE_DOCX) 3.2.2020