česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori çek viziton qytetin jugor të Vlorës

Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë SH.T. Z. Karel Urban kreu një vizitë zyrtare në qytetin e Vlorës më 28 tetor 2022.  Vizita në këtë qytet u zgjodh simbolikisht në Ditën Kombëtare të Republikes Çeke, pasi Shqipëria shpalli pavarësinë atje.

Gjatë ndalesës së tij në qytet, Ambasadori u prit nga Prefekti i Qarkut z. Flamur Mamaj dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë z. Arben Breshani dhe anëtarë të Dhomës. Me sipërmarrësit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis Vlorës dhe Republikës Çeke, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë.

Në mbrëmje, për të kremtuar Ditën Kombëtare dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe, u mbajt një koncert klasik në Teatrin “Petro Marko” nga artistë të shkëlqyer çeko-shqiptarë. Sopranoja e mirënjohur Ulpiana Aliaj, violonçelisti Bledar Zajmi dhe pianisti Egli Prifti - që të dy kanë studiuar në Republikën Çeke dhe kanë krijuar karrierën e tyre atje - erdhën në Tiranë për të ndarë me publikun meloditë më të mira nga kompozitorët më të shquar çekë dhe shqiptarë.

Performanca brilante e tre artistëve të talentuar i dha një elegancë unike festimeve të Ditës Kombëtare  së Çekisë.

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora

Vlora