česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Karel Urban takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri SH.T. Z. Karel Urban u takua të martën, më 2 gusht 2022 me Presidentin e ri të Shqipërisë, SH.T. Z. Bajram Begaj, në një takim kortezie.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori e uroi Presidentin për zgjedhjen e Tij në këtë funksion të rëndësishëm dhe i uroi një presidencë të suksesshme. Më pas ai i prezantoi Presidentit prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së të Republikës Çeke gjatë periudhës korrik-dhjetor 2022, si dhe vlerësoi hapin historik të Shqipërisë në hapjen e bisedimeve me BE-në, duke vënë në dukje kënaqësinë e tij të veçantë që kjo ndodhi gjatë presidencës çeke. Po ashtu, Ambasadori Urban e siguroi Presidentin për mbështetjen e palëkundur të Çekisë për proceset integruese të Shqipërisë dhe i shprehu gatishmërinë e Republikës Çeke për të ndihmuar me punën përpara.

Ambasadori nënvizoi më tej se viti 2022 shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Duke përmendur aktivitetet e mbajtura për këtë rast, në fund të dy bashkëbiseduesit vlerësuan miqësinë shumëvjeçare mes dy vendeve.

Ambasadori Karel Urban takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Ambasadori Karel Urban takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj