česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Urban diskutoi rezultatet e Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së me diplomatë , akademikë , dhe studentë

Ndërkohë që Presidenca Çeke të Këshillit të BE-së po shkon drejt përmbylljes më 31 dhjetor 2022, ambasadori çek Karel Urban u takua me studiues, studentë e diplomatë në Bibliotekën Tirana Times për të diskutuar me ta prioritetet, sfidat dhe rezultatet e Presidencës Çeke në kushtet e pushtimit rus të Ukrainës.

Në vlerësimin e tij, Ambasadori e cilësoi agresionin rus si të pajustifikueshëm dhe kërcënues për paqen botërore, duke theksuar se pushtimi ndikoi përparësitë  fillestare të Presidencës. Çekia u përshtat shpejt me situatën e re gjeopolitike në Europë dhe mori rol udhëheqës - tha Ambasadori. Ai konkludoi se Bashkimi Europian ka treguar unitet dhe humanizëm ndaj emigrantëve ukrainas përballë një pushtimi të tillë, duke thënë se çekët kanë hapur shtëpitë  e tyre për gati gjysmë milionë  ukrainas, plotësisht të integruar me punë, ndërsa fëmijët e tyre janë  në shkolla.

“Gjithashtu, zgjerimi i BE-së mbeti prioritet në agjendën e Presidencës Çeke dhe hodhi hapa të rëndësishëm gjatë periudhës korrik-dhjetor 2022,”-  tha Ambasadori Urban. “Çekia ka punuar për të çuar përpara proceset e integrimit në BE për Ballkanin Perëndimor” - tha ai duke përmendur hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik (Franca qe gjithashtu kyçe për arritjen e një marrëveshjeje) dhe dhënien e statusit të  kandidatit të BE-së  për Bosnje-Herzegovinën, ndër të tjera. Ai risolli në  vëmendje Forumin Ministror për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në nëntor (në Tiranë) si dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor mbajtur për herë  të  parë  jashtë kufijve të  BE-së gjatë dhjetorit (në Tiranë).

Diplomatët dhe akademikët e pranishëm komentuan temën në  fjalë  dhe përgëzuan udhëheqjen çeke të Këshillit të BE-së. Diskutimit të gjatë  iu bashkuan edhe studentë të shkencave politike.