česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Urban takoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Muhamet Rrumbullaku

Ambasadori çek Karel Urban dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Çeke në Tiranë z. Adriatik Shino u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar z. Muhamet Rrumbullaku.

Duke e uruar z. Rrumbullaku për emërimin e tij në krye të Policisë Shqiptare, Ambasadori Urban nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes policisë çeke dhe asaj shqiptare në vitet e fundit, veçanërisht gjatë sezonit turistik në Shqipëri. Ambasadori kujtoi bashkëpunimin në kuadër të FRONTEX dhe vizitat e nivelit të lartë në Shqipëri, duke nënvizuar Ministerialin e Punëve të Brendshme dhe te Drejtësisë të zhvilluar në muajin tetor në Tiranë, por edhe vizitën e Presidentit të Policisë Çeke këtë vit. Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy institucioneve homologe.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Muhamet Rrumbullaku i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Urban dhe Oficerit Çek të Ndërlidhjes Z. Shino dhe duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe çeke dhe shqiptare, të cilat këtë vit kremtojnë 100-vjetorin e themelimit, konfirmoi nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe ra dakord për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërsjellë.

policie2

policie2

Policie

Policie