česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ ČR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasada Çeke pjesë e Fshatit të BE-së në Tiranë

Gjatë javës që nga 6 maji deri më 10 maj 2019 u zhvillua Java e BE-së në Shqipëri me moton: “Fuqia e Rinisë!” Ambasada Çeke së bashku me Katër vendet e tjera të Vishegradit përgatitën një qendër informacioni më 10 maj 2019. Ekspozita: Republika Çeke në BE - 15 Vjet Sëbashku, përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Zgjerimi i BE-së u përkujtua gjithashtu në një diskutim në panel, i cili u zhvillua në fund të Javës së Evropës.
 

Stenda e përbashkët i Ambasadave të Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Sllovake ishte një nga 31 stendat e vendosura në zonën e këmbësorëve në Tiranë. Fshati i Bashkimit Evropian (BE) u organizua në Tiranë si pjesë e ngjarjeve për Javën e Evropës 2019, e menduar si një pasdite informuese e mbushur me debate, diskutime dhe shkëmbime idesh. Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së vizituan stendat dhe morën pjesë në diskutime.

Gjatë orëve të mbrëmjes u zhvillua një diskutim në panel në lidhje me 15-vjetorin e zgjerimit të BE-së në praninë e Ambasadorëve të Republikës Çeke, Polonisë, Sllovenisë dhe Zëvendës Shefit të Delegacionit të BE-së me audiencën.

Ambasadori i Republikës Çeke Jaroslav Ludva mori pjesë gjithashtu në një diskutim me studentët "BE shkon në shkollë: në Pukë më 7 maj 2019. Ai përfaqësoi ambasadën Çeke në bisedën e ambasadorëve të BE-së me studentët me titull: Kontributi i Rinisë në Integrimin Evropian të Shqipërisë në Tiranë, më 9 maj 2019.