česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ ČR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri i Brendshëm Hamáček vizitoi Shqipërinë

(This article expired 15.05.2021 / 23:59.)

Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Çeke Z. Jan Hamaček vizitoi Shqipërinë më 8 prill 2019. Gjatë qendrimit të tij ai pati një takim me Z.Sandër Lleshaj, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë. Tema më e rëndësishme në agjendën e të dy ministrave qe mbështetja e Shqipërisë gjatë mbledhjes së Këshillit të në Bruksel në muajin qershor i cili do të vlerësojë përgatitjen e vendit në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimi të tyre të dy ministrat diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, emigracionit të paligjshëm, lidhjes së kontakteve ndërmjet policive rrugore, si dhe arsimimit profesional të trupës së policisë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i afërt dhe profesional midis dy policive i cili në vitet e fundit ka arritur dinamika të reja.

Anëtarë te delegacionit çek ishin edhe Presidenti i Policisë Çeke Z. Jan Švejdar, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Skuadrës së Shpëtimit nga Zjarret Z. Drahoslav Ryba.

 

Pavarësisht krizës aktuale politike në Shqipëri, Kryeministri i Parë dhe Ministri i Brendshëm Çek në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, theksoi mbështetjen e fuqishme të palës çeke ne ambiciet e Shqipërisë për  integrimin në BE, ku citoi se: “Integrimi në BE duhet të jetë një destinacion i përbashkët për të gjitha palët politike të interesit”.