česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri Kulhánek viziton Tiranën: vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen tonë për t'u bashkuar me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme Jakub Kulhánek vizitoi Shqipërinë më 22 - 23 maj, ku u takua me Ministren e Jashtme, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Opozitës. Temat kryesore të diskutimit ishin zgjerimi i BE-së dhe progresi i vazhdueshëm i Shqipërisë në procesin e pranimit.

Ministrit Kulhánek iu bashkuan në udhëtimin dy-ditor Ministrat e Jashtëm Alexander Schallenberg (Austri) dhe Anže Logar (Slloveni).

Në Shqipëri, në takimin me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Ministri Kulhánek vlerësoi arritjet e Shqiperise në reformimin e gjyqësorit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe presidencën e saj te OSBE-së. Z. Kulhanek foli për betejën e vendit me pandeminë dhe pasojat e tërmetit shkatërrues dy vjet më parë, pas të cilit Shqipërisë ju ofrua 400 milion Euro ndihmë nga Bashkimi Europian.

Ministri Kulhánek u prit gjithashtu nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta. “Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe bashkimi i saj pa këtë rajon nuk është i plotë," i siguroi diplomatët e lartë çekë këta udhëheqës. “Integrimi i rajonit është në interes të BE-së dhe duhet të jetë përparësia e saj strategjike,” - shtoi ai.

Në fund të vizitës ministrat zhvilluan gjithashtu një takim me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike në opozitë.

Gjatë këtij udhëtimi ministrat vizituan edhe Maqedoninë Veriore. Më shumë informacion këtu.

 

Ministers

Ministers

Ministers2

Ministers2

 

ministers3

ministers3