česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Tirana
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri Tomáš Petříček Vizitoi Shqipërinë

(This article expired 19.03.2021 / 00:45.)

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke vizitoi Shqipërinë të premten më 15 mars 2019. Ai u prit nga SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit, si dhe mbajti një takim me Z. Gent Çakaj, Ministër në Detyrë  për Europën dhe Punët e Jashtme. Z. Petříček u takua gjithashtu me krerët e opozitës dhe bisedoi me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.
 

Ndër temat kryesore të diskutimeve me Kryeministrin Rama, Kryetarin Ruçi dhe Ministrin Cakaj ishin marrëdhëniet dypalëshe politike dhe ekonomike, situata politike në Shqipëri, procesi i integrimit, situata në rajon dhe bashkëpunimi i Grupit të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet i Politikës së Jashtme Çeke. Procesi i integrimit është i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit si dhe BE-në," - tha ministri Petříček gjatë vizitës së tij. Ministri Cakaj falenderoi për mbështetjen çeke. “Bashkëpunimi ynë ekonomik ka një potencial të madh. Vetëm gjatë vitit të kaluar vëllimi ynë tregtar është rritur me 30%. Ne jemi të interesuar për forcimin e bashkëpunimit kryesisht në bujqësi, sektorin e energjisë, transportit dhe inxhinierisë,” - shtoi ministri çek i punëve të jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke si dhe Ambasada Çeke në Tiranë janë të angazhuara në  mbështetjen e kompanive çeke për t’i asistuar në punën e tyre me qëllim rritjen e tregtisë së ndërsjellë.

Në vitin 2019, pala çeke do të financojë dy projekte të vogla lokale në Shqipëri të fokusuara në mbështetjen e potencialit të turizmit dhe agro-turizmit në vend. Njëri prej projekteve do të ndihmojë në fushën e shëndetësisë përmes dhurimit të pajisjeve të kujdesit shëndetësor Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në fund të vizitës së tij, shefi i diplomacisë çeke u takua me krerët e partive opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të fokusuar në integrimin dhe marrëdhëniet e jashtme.

Shqipëria është vendi i dytë pas Maqedonisë Veriore, e cila u vizitua nga ministri Petriski gjatë udhëtimit të tij në rajon.