česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: mzvcr
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Ambasadorëve të Shteteve V4 me Presidentin Meta dhe përfundimi ceremonial i Presidencës së Republikës Çeke në Grupin e Vishegradit

Me rastin e përfundimit të Presidencës së Grupit të Vishegradit (V4) Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë SH.T.Z. Jaroslav Ludva organizoi një drekë pune me Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Ilir Meta si i ftuar i nderit.

Të ftuar të tjerë ishin Ambasadori i Republikës së Polonisë SH.T.Z. Karol Bachura (Polonia ka marrë Presidencën V4 që nga korriku), Ambasadori i Republikës së Sllovakisë SH.T.Z. Peter Spišiak dhe Zëvendës Shefi i Ambasadës së Republikës së Hungarisë Z. Attila Fodor. Presidenti Meta përgëzoi Republikën Çeke për udhëheqjen e saj të Grupit V4 gjatë një viti të vështirë dhe shtoi se bashkëpunimi i Grupit të Vishegradit është një model i brilant për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Ludva e falënderoi Presidentin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe e siguroi për mbështetjen e patundshme të Republikës Çeke dhe të V4 për procesin e integrimit në BE të Shqipërisë. Ndër temat e tjera të diskutuara ishin zhvillimet aktuale politike si dhe situata në lidhje me pandeminë COVID-19.