česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Drejtorëve Politikë të V4 dhe BP6 u zhvillua në Pragë

Takimi i përbashkët i Drejtorëve Politikë të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit me përfaqësues të vendeve të BP6 u zhvillua më 23 Qershor 2016 në Pragë.

Në fund të Presidencës së saj të V4-s, Republika Çeke ka iniciuar themelimin e një Grupi Pune të vendeve të lidhura me V4 dhe BP6 në nivelin e Drejtorëve Politikë. Grupi do të forcojë rregullisht dialogun politik të vendeve të përmendura. Dialogu ndërmjet Shteteve Anëtare të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të hyjnë në BE duhet të çojë në një agjendë më efektive brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë si dhe zbatimit të ideve të reja të bashkëpunimit reciprok. Bisedimet do të sjellin një stimul të ri në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe ndaj qëndrimit të krizës së migracionit. Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori i përgjithshëm për Çështjet e Politikave dhe të Strategjisë Z. Ferit Hoxha.