česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Bashkia Tiranë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Çek Ludva dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë inagurojnë këndin e ri të lojërave

Ambasadori i Çekisë Jaroslav Ludva, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe Ministrja e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirlliu inaguruan më 5 tetor këndin e dytë të  lojërave të ndërtuar me mbështetjen e Bashkëpunimit Çek për Zhvillim.

Ndërsa shprehu gëzimin që fëmijët tashmë kanë hapësirën e tyre ambasadori Ludva falënderoi kryetarin Veliaj dhe ekipin e tij për bashkëpunimin e frytshëm. Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Bashkëpunimit Çek për Zhvillim dhe kontributin personal të Ambasadës Çeke dhe stafit të Bashkisë në ndërtimin e këndit të dytë të lojërave në Tiranë.

Hapësira e re rekreative ndodhet në Rr. Myrteza Topi - në një zonë me popullsi të dendur. Punimet përfshinë rehabilitimin e plotë të territorit të këndit të lojërave, montimin e lojërave, mbjelljen e pemëve, instalimin e stolave, ndriçimin etj.

Galleries


Inaugurace dětského hřiště Tirana 2018