česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Lançohet projekti humanitar i rindërtimit të shkollës në Lalm!

Në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj dhe Këshilltarit Tregtar të Ambasadës Z. Svatopluk Opěla,  ka nisur rindërtimi i shkollës 9-vjecare në Lalm, Tiranë, e cila është financuar plotësisht nga Republika Çeke në kuadrin e ndihmës humanitare, me një ceremoni të zhvilluar më 27.7. 2020.  Ndihma në shumën prej 9.5 milion CZK iu dha Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues që e goditi atë në fund të Nëntorit 2019.

Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë falenderoi jo vetëm për sigurimin e shpejtë të një kontributi financiar për projektin e shkollës, por gjithashtu vlerësoi ardhjen e menjëhershme të inxhinierëve çekë të ndërtimit, të cilët kontribuan në identifikimin e dëmeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti.

Ai gjithashtu përmendi dy projekte të tjerë të mëparshëm të bashkëpunimit midis Republikës Çeke dhe bashkinë e Tiranës, përkatësisht ndërtimin e një sheshi lojrash dhe mbjelljen e pemëve. Këto projekte u financuan si pjesë e ndihmës vjetore të zhvillimit të ofruare përmes Projekteve të Vogla Lokale.

Nga ana e tij, Z. Svatopluk Opěla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me bashkinë e Tiranës dhe shpejtësinë me të cilën u realizua përgatitja teknike dhe administrative e projektit nga pala shqiptare. Në përfundim, ai konfirmoi dëshirën dhe gatishmërinë e Republikës Çeke për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.

Fillimi zyrtar i punëve të rindërtimit është publikuar gjerësisht, një video është postuar nga një televizion vendas TOP Channel TV,  dhe një artikull me dokumentim të gjerë vizual është publikuar nga Albanian Telegraphic Agency  dhe gazeta online  TIRANApost. Një raport për projektin është botuar edhe në faqen online të  Bashkise Tirane.

Për shkak të vecantisë (Republika Çeke është sponsori i vetëm – investitori i projektit) dhe shpejtësisë me të cilën u dha donacioni, i gjithë projekti ka kontribuar ndjeshëm në vizibilitetin e Republikës Çeke në Shqipëri.

Petr Vlk, Shefi i Seksionit Tregtar dhe Ekonomik të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë

Kryetari i Bashkise se Tiranes (majtas) dhe perfaqesuesi i Ambasades Ceke (djathtas) kontrollojne demet

Kryetari i Bashkise se Tiranes (majtas) dhe perfaqesuesi i Ambasades Ceke (djathtas) kontrollojne demet 

Kryetari i Bashkise Tirane dhe perfaqesuesi i Ambasades Ceke kontrollojne objektin e ndertimit

Kryetari i Bashkise Tirane dhe perfaqesuesi i Ambasades Ceke kontrollojne objektin e ndertimit